Kryen vetëvrasje një oficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës

Një oficer i Forcave të Sigurisë së Kosovës është gjetur i vrarë rreth orës 16:00 në parkun e lagjes “Arbëria” në Prishtinë. Policia dhe FSK po dyshojnë se viktima ka vrarë veten me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe Ibrahim Shala, drejtor i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në FSK.

“Po, e konfirmojmë lajmin, se ka ndodhur rasti tragjik ku  oficeri i FSK-së, kolonel Gyner Murati ka bërë vetëvrasje. Policia e Kosovës dhe  e FSK-së janë duke u marr me rastin. Për çdo informacion të ri do të ju njoftojmë me kohë”, ka thënë Shala per KALLXO.com.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës bëri të ditur se rasti ka ndodhur para disa çasteve në parkun e lagjes “Arbëria” në kryeqytet.

“Rreth orës 16:00, në parkun e Arbërisë në Prishtinë, një person është vetëvrarë me armë zjarri. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit mashkull 47 vjeç.Njësitë e nevojshme policore janë në vendngjarje dhe kanl nisur një hetim per rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.