Benjamin Netanyahu - Foto: screenshot
Kryeministri izraelit: Kushdo që na dëmton, ne do t'i dëmtojmë ata
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraeli ka qenë duke u përgatitur për një sulm nga Irani, pasi që Irani ka lëshuar dronët e saj drejt Izraelit, raporton CNN.
“Kushdo që na dëmton, ne do t’i dëmtojmë ata” – ka thënë ai në një video-mesazh.
Netanyahu ka thënë se në vitet e fundit, dhe veçanërisht në javët e fundit, Izraeli është përgatitur për një sulm të drejtpërdrejtë nga Irani.
“Sistemet tona mbrojtëse janë vendosur; ne jemi gati për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Shteti i Izraelit është i fortë. Forcat Mbrojtëse të Izraelit janë të forta” – shtoi ai.
Netanyahu falënderoi SHBA-në, Britaninë, Francën dhe aleatët e tjerë të saj për “qëndrimin përkrah Izraelit”.
“Ne do të mbrohemi kundër çdo kërcënimi dhe do ta bëjmë këtë me nivele të larta dhe me vendosmëri” – thuhet më tej në deklaratën e tij.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë konfirmuar se Irani ka lëshuar UAV-të nga brenda territorit të tij drejt Izraelit pak më parë.
“Forca e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) është në gatishmëri të lartë dhe po monitoron vazhdimisht situatën operacionale. Grupi i Mbrojtjes Ajrore IDF është në gatishmëri të lartë, së bashku me avionët luftarakë të IAF dhe anijet e Marinës izraelite që janë në një mision mbrojtjeje në hapësirën ajrore dhe detare izraelite”- thuhet në njoftim e forcave izreale në rrjetin social “X”
Tutje thuhet se IDF po monitoron të gjitha objektivat.
מדינת ישראל חזקה, צה”ל חזק, עם ישראל חזק.
יחד נעמוד, ובעזרת ה’ – יחד נתגבר על כל אויבנו. pic.twitter.com/XwdHlLzyNK
— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) April 13, 2024