Konjufca i paralajmëron deputetët: Do të kërkoj nga administrata të jua bëjë ulëset me ngjitës

Mosqëndrimi i deputetëve në ulëset e tyre kur administrata e Kuvendit po i numëron deputetët e pranishëm e ka shtyrë kryekuvendarin Glauk Konjufca të bëjë një paralajmërim interesant.

“Uluni një herë deputetë, e shohim se sa jemi, nuk e kanë shumë të qartë administrata nëse nuk uleni. Një ditë kam me kërku me jua bo ulëset me ngjitës”- tha Konjufca.

Kjo deklaratë e Konjufcës shkaktoi të qeshura në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Konjufca kërkonte nga administrata që të dijë sa deputetë janë në sallë për të votuar vendimin e Qeverisë për themelimin e Kolegjit Publik Ndërkombëtar të Biznesit (IBCM) me seli në Mitrovicë si institucion i arsimit të lartë, vendim i cili pastaj mori 61 vota të deputetëve.