Komuna e Vushtrrisë do të ofrojë shërbime për diasporën edhe ditën e shtunë

Komuna e Vushtrrisë njofton se nga sot e deri më 31 gusht, do të ofrojë shërbime për diasporën edhe ditën e shtunë.

Në njoftim thuhet se enkas për diasporën janë krijuar sportele të veçanta. Derisa thuhet se shërbimet do të ofrohen çdo të shtunë nga ora 10:00 deri në orën 14:00.

“Janë shtatë zyrtarë në Zyrën e Gjendjes Civile dhe në Qendrën për Shërbim me qytetarë që do të ofrojnë shërbime”- thuhet në njoftim.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se këtë vendim e ka marrë me qëllim që bashkatdhetarët nga diaspora të mund t’i kryejnë të gjitha shërbimet për të cilat kanë nevojë në administratën e komunës.

Edhe vitin e kaluar, Komuna e Vushtrrisë ka punuar ditën e shtunë për të ofruar shërbime për diasporën.