Komisioni për Punë të Jashtme takohet më delegacionin nga Parlamenti i Kroacisë

Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka mirëpritur sot në takim një delegacion nga Parlamenti i Kroacisë ku kanë diskutuar për anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, partneriteti për Paqe, si dhe për procesin e Berlinit.

Kryetari i komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi ka bërë te ditur temat që janë diskutuar në mesin e tyre edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Gjatë këtij takimi u bisedua po ashtu edhe për situatën në Ukrainë, procesin e dialogut Kosovë-Serbi, procesin e integrimit të Kosovës në BE, situatën me 5 vendet të BE që ende nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, si dhe procesin e liberalizimit të vizave”, ka njoftuar ai.

Sipas tij, komisionet u dakorduan që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërparlamendare dhe realizimin e vizitave të komisioneve homologe.

Delegacion nga Komisioni për Çështje Evropiane të Parlamentit të Kroacisë, është kryesuar nga Kryetari i këtij Komisioni, Domagoj Hajdukoviq.