Foto: Policia e Kosovës

Kanosje me armë zjarri në Prishtinë, Policia konfiskon një pistoletë

Për shkak të mosmarrëveshjes, një qytetar ka raportuar në Policinë e Kosovës se është kanosur me armë zjarri nga persona të tjerë.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë në orët e para të ditës së djeshme.

“Në vendin e ngjarjes si provë materiale është konfiskuar një pistoletë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.