Ilustrim

Kanosi bashkëshorten me armë dhe e sulmoi fizikisht - arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin goditur me shuplakë gruan e tij dhe e kishte kanosur me armë.

Pas arrestimit, policia ka sekuestruar një armë të gjatë, një pistoletë me dy karikatorë dhe pesë fishekë.

Personi i arrestuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Policia e ka cilësuar rastin si “kanosje & sulm & armëmbajtje pa leje”.