Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Kaçanik, vidhen ilaçe dhe një shtrat nga shtëpia e shëndetit

Persona të dyshuar kanë hyrë me forcë dhe nga aty kanë vjedhur ilaçe dhe një shtrat për pacientë në Shtëpinë e Shëndetit në fshatin Shtraz të Kaçanikut.

Kështu ka bërë të ditur Policia në raportin 24 orësh.

“Ankuesi, punëtor i Shtëpisë së Shëndetit, ka informuar se person-a të dyshuar të panjohur me forcë kanë hapur derën e objektit dhe nga aty kanë vjedhur një krevat dhe disa medikamente shëndetësore. Nuk dihet vlera e dëmit. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia.