'Jasir, Berlin, Albin', deputetja Matoshi, shkon me fanellën kuqezi në seancën e Kuvendit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi ka shkuar në seancën e Kuvendit të Kosovës e veshur me një fanellë të kombëtares shqiptare në futboll.

Në bluzën e deputetes Matoshi shkruan “Jasir, Berlin, Albin”.

Jasir Asani luan për kombëtaren e Shqipërisë në futboll. Në ndeshjen e fundit me, ai ka shënuar gol kundër Çekisë në kualifikimet për kampionatin europian që do të mbahet në Berlin.

Ndërsa, javën e kaluar, kryeministri i Kosovës Albin Kurti mori pjesë në samitin e Procesit të Berlinit që u mbajt në Tiranë.

Kurti pritet nga Rama në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë