Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Ishte duke prerë dru, dyshohet se vdiq pasi u lëndua nga motosharra

Një person ka raportuar se babai i tij, duke prerë dru, dyshohet se është lënduar me motosharrë dhe për pasojë ka mbetur i vdekur.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:30 në fshatin Jabllanicë e Madhe në Pejë.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi i emergjencës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar m IML për obduksion.

Policia po e heton vdekjen e viktimës.