Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ish-deputeti Nezir Çoçaj largohet nga PDK-ja

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Nezir Çoçaj, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.

“Lamtumirë PDK-ë! Nga sot e tutje nuk do të jem as votues i thjeshtë i kësaj partie”, ka shkruar Çoçaj.

Çoçaj nuk ka bërë të ditur arsyet e largimit nga partia, kurse ka deklaruar se as nuk do ta votojë PDK-në.

Çoçaj ka qenë deputet i PDK-së, ndërsa ka qenë kandidat për deputet nga kjo parti edhe në zgjedhjet e fundit.