‘Insajderi’ i del në mbrojtje gazetarit Visar Duriqi, publikon një audio-incizim të viti 2019
Portali “Insajderi” ka dal me një reagim lidhur me shkrimin e publikuar në median online “Shqip.com” ku pretendohet se gazetari Visar Duriqi negocion artikuj me njeriun që e quan ‘agjent rus’
“Insaderi” përmes reagimit të tyre po pretendojnë se audio-incizimi i publikuar nga portali “Shqip.com” është i manipuluar dhe që sipas tyre ka tendencë njollosjen e këtij portali.
Në reagimin e portalit “Insajderi” thuhet se në vitin 2019 ekipi i emisionit InDoks po e realizonte emisionin “Mafiozi Shqiptar”.
Sipas tyre, Halit Sahitaj, personi i cili dyshohet që është duke biseduar me gazetarin Visar Duriqi dhe e pyet se sa kushton publikimi i 3 artikujve, në 2019 kishte pranuar të bëjë një intervistë për një emision që prodhohet nga “Insajderi”
Në reagimin e “Insajderi” thuhet se, në fund të këtij takimi, me qëllim që të ndryshohej diçka në favor të tij në këtë emision, Halit Sahitaj kishte tentuar që t’i jep para gazetarit Visar Duriqi.
Në këtë reagim të “Insajderi” thuhet se gazetarit Visar Duriqi iu ishin ofruar para përmes një zarfi, që thonë se ishte “zarf i trashë” dhe ato para ishin refuzuar.
Tutje, “Insajderi” ka publikuar edhe një audio-incizim, që pretendojnë se janë duke biseduar gazetari Visar Duriqi dhe Halit Sahitaj, personi që është i përfshirë në audio-incizimet e publikuara.
Lidhur me këtë takim të gazetarit Duriqi dhe Halit Sahitaj, “Insajderi” thotë se janë të njoftuara edhe institucionet e shtetit.
Lirim Mehmetaj, kryeredaktor i “Shqip.com” në një përgjigje për KALLXO,com ka thënë se biseda që është publikuar nga portali “Shqip.com” ka ndodhur një vit më vonë, në verën e vitit 2020. Ndërsa incizimi i publikuar nga portali “Insajderi”, Mehmetaj thotë se është e një viti më herët.
“Audioincizimi i publikuar në “Shqip.com” është një vit me vonë, është në verën e vitit 2020, e këta e kishin në maj 2019. Ata e kanë publiku këtë video, edhe është në vitin 2019, ne qe e kemi publiku, ajo bisedë ka ndodhë në verën e vitit 2020″, tha për KALLXO.com, kryeredaktori i portalit “Shqip.com”, Lirim Mehmetaj.
“Insajderi” e ka qujatur audio-incizimin e portalit “Shqip.com” të manipluar duke pretenduar se është i montuar.
Në bisedën e portalit “Shqip.com”, Halit Sahitaj dëgjohet duke iu referuar gazetarit Visar Duriqi me tezak.
“Valla be qe tezak, ju qysh jeni a jeni mirë”, i thotë Halit Sahitaj gazetarit Duriqi.
Ndërsa gazetari Visar Duriqi i referohet Halit Sahitajt me “boss” e “shef”.
“Shqip.com” disa ditë me radhë ka publikuar disa audio-incizime ku janë përmendur disa zyrtarë të lartë shtetërorë.
Deri më tani, është shkarkuar nga pozita e shefit të inteligjencës financiare, Dardan Nuhiu, anëtari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Driton Muharremaj ka dhënë dorëheqje dhe është iniciuar procedurë disiplinore ndaj prokurores Shemsije Asllani.
Prokurorja e Krimeve të Rënda në Prishtinë, Shemsije Asllani, pretendohet se dëgjohet deri sa tregon për ushtrimin e ndikimit të saj dhe zgjedhjen e personave në pozita të caktuara.
Në bisedat e publikuara në “Shqip.com”, prokurorja pretendon se ka miq në Agjencinë Kosovare e Inteligjencës, gjyqtarë e institucione të tjera, të cilët e mbrojnë.
Këtu mund ta lexoni të plotë reagimin e portalit “Insajderi”