Incident në Zubin Potok sulmohet vetura e Policisë së Kosovës

Një veturë e policisë është goditur dhe aksidentuar nga një veturë tjetër deri sa po ndiqnin një kamion të dyshuar me mall të kontrabanduar.

Ngjarja ka ndodhur në Zubin Potok më saktësisht në mes rrugës “Lucka Reka” dhe fshatit Bube.

Vetura e aksidentuar e policisë, Foto: KALLXO.com

KALLXO.com mëson se fillimisht, tre zyrtar policor të mbikëqyrjes së kufirit kanë vërejtur një kamion të dyshuar se po barte mall të kontrabanduar dhe kanë filluar ndjekjen ndaj tij.

Gjatë ndjekjes vetura është goditur nga një veturë tjetër ndërsa dyshimet janë se vetura kishte për qëllim ndaljen e ndjekjes së kamionit nga ana e policisë.

Gjithashtu KALLXO.com mëson se vetëm pak minuta më vonë pasi ka vazhduar ndjekja ani pse vetura e policisë kishte dalë jashtë rrugës kryesore, në fshatin Bube janë vërejtur rreth 20 makina me disa persona të cilët ishin grumbulluar për të penguar zyrtarët policor.