Ilazi: Target e dezinformatave dhe informatave dashakeqëse janë sidomos gratë vendimmarrëse

Në emisionin #KallxoPërnime është duke u diskutuar për rrezikun e dezinformatave në Kosovë.

Ramadan Ilazi nga Qendra për Studime të Sigurisë gjatë emisionit përmendi edhe informatat dashakeqëse të cilat po shpërndahen në Kosovë.

Target i këtyre lajmeve Ilazi tha se në bazë të raporteve janë gratë.

“Në raportet edhe nga D4D duhet të ceket që target janë edhe gratë e sidomos ato vendimmarrëse që trajtohen në mënyrë shumë të keqe me një frymë misogjene dhe kjo është e rëndësishme që ne po e përdorim fjalën dezinformatë por ka edhe informata dashakeqëse me qëllim me kriju dëme” – tha ai.

Gjatë emisionit #KallxoPërnime Ilazi ndër të tjera tha se në Kosovë janë shpërndarë lajme nga Maqedonia e Veriut e Shqipëria të cilat kanë qenë të paguara nga Kina.

“Kina ka pagu edhe gazetarë dhe Maqedoni e Shqipëri që janë dërgu këndej më pastaj. Qëllimi është që NATO-n, BE-në e ShBA-në të i paraqesin si të pafata për të zgjidhur diçka. Narrativa kjo që na kemi dëgju dekada më herët dhe e dimë dëmin që e kanë shkaktu” – tha Ilazi.

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, BIRN kishte publikuar në nëntor të 2023 Raportin e Dezinformimit, “Vorbulla e rrenave”, i cili përshkruan jo vetëm dezinformatat, por edhe narrativat e tij.

Këtu mund ta lexoni raportin e plotë, ‘“Vorbulla e rrenave”.