Rexhepi: Mediat në Kosovë mund të jenë të pavarura krahasuar me vendet e rajonit

Kryeredaktorja e Grupit Koha, Brikenda Rexhepi tha se gjendja e mediave në Kosovë është më e mirë krahasuar me mediat në vendet e rajonit.

Rexhepi këtë e tha në emisionin #KallxoPërnime.

Ajo theksoi se në Kosovë një media mund të jetë e pavarur por theksoi se ekziston edhe ekstremi tjetër.

“Mediat në Kosovë janë më mirë se cilido shtet tjetër në rajon. Skena jonë mediale është shumë e gjallë. Ne kemi media që janë shumë profesionale por e ke edhe ekstremin tjetër, jo profesionale që këtë e bëjnë qoftë prej padijenisë, qoftë prej përfitimeve personale apo ndikimeve politike. Na jemi të gjallë si sektor, ka krejt ka pak. Në Serbi e ke bajagi zor me qenë i pavarur” – tha ajo gjatë emisionit.

Sonte në #KallxoPernime mund të ndiqni debatin “Dezinformatat për gjuhët”.

Në lidhje me këtë temë, në Kallxo Përnime mund ta ndiqni debatin me të ftuarit, Kryeredaktorja e grupit KOHA, Brikenda Rexhepi,  Kreshnik Gashi nga  KALLXO.com, Ramadan Ilazi nga Qendra për Studime të Sigurisë, Venera Gashi nga Demokracia në Zhvillim.

Rrjeti i organizatave kundër dezinformimit në Ballkan, The Anti-Disinformation Network for the Balkans – AND Balkans) kanë mbajtur sot, më 02.04.2024 konferencën “Mbrojtja e Demokracisë në Ballkan – ruajtësit e integritetit të informacionit në epokën digjitale”.

Kjo konferencë u mbajt në ditën ndërkombëtare të kontrollimit të fakteve ( fact-check) në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

‘Rrjeti kundër Dezinformimit i Ballkanit’ shënon ditën e kontrollimit të fakteve