Venera Gashi: Njerëzit po i besojnë çdo gjëje që po postohet në rrjete sociale

Në emisionin #KallxoPërnime është duke u diskutuar për rrezikun dhe pasojat nga shpërndarja e dezinformatave në Kosovë.

Venera Gashi nga Demokracia në Zhvillim tha se qytetarët në Kosovë po u besojnë të gjithë artikujve dhe lajmeve të cilët po publikon në rrjete sociale.

“Ne si organizatë, janë mbi 100 portale që analizohen përmes një aplikacioni dhe i kemi kategoritë dhe një ndër to janë edhe zhvillimet në veri. Shumica janë portale që operojnë në Kosovë. Fatkeqësisht njerëzit po i besojnë çka do që postohen në rrjete sociale. Tashmë shumica e portaleve po i shpërndajnë lajmet edhe në rrjete sociale” – tha ajo.

Gashi tha se qytetarëve po u servohen lajme nga Rusia përmes mediave online në Serbi.

“Kemi media online (si Sputnik Serbia) ruse që vazhdimisht postojnë deziformata për portretizimin e BE-së dhe NATO-s në mënyrë negative që njerëzit me humb besimin. Këto lajme po përkthehen dhe po u servohen njerëzve” – theksoi Gashi në Kallxo Përnime.

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, BIRN kishte publikuar në nëntor të 2023 Raportin e Dezinformimit, “Vorbulla e rrenave”, i cili përshkruan jo vetëm dezinformatat, por edhe narrativat e tij.

Këtu mund ta lexoni raportin e plotë, ‘“Vorbulla e rrenave”.