Si duhet Kosova t’iu kundërvihet dezinformatave ruse? 

Në emisionin #KallxoPërnime është duke u diskutuar për rrezikun nga deziformatat.

Në lidhje me këtë temë dhe se a duhet të publikohen deklaratat e institucioneve pa e ditur se nga është marrë ai informacion në Kallxo Përnime po diskutojnë Kryeredaktorja e grupit KOHA, Brikenda Rexhepi, Kreshnik Gashi nga  KALLXO.com, Ramadan Ilazi nga Qendra për Studime të Sigurisë, Venera Gashi nga Demokracia në Zhvillim.

Brikenda Rexhepi nga Grupi Koha tha se informatat zyrtare duhet të publikohet ashtu siç lëshohen nga institucionet.

“Informata zyrtare duhet të publikohet ashtu siç lëshohet nga institucionet nëse ai e ka thonë e është ministër ai e bartë barrën e vërtetësisë. Përderisa është zyrtare jemi pastër” – tha ajo.

Rexhepi tha se Kosova është bërë një mjedis “ i mirë” për Rusinë për të përhapur dezinformata.

Për Rexhepin kjo pasi që Kosova nuk e ka ruajtur të vërtetën e saj.

“Për shembull e ke seancën në OKB për themelimin e NATO-s ku ambasadori rus doli atje dhe tha “agresioni i NATO në Kosovë”, tash ajo është zyrtare po e shpërndajnë portalet por poenta jonë është që të iu kundërvëmë me të vërtetën. Çka ka bo Kosova prej pasluftës prej me e ruajt të vërtetën, kurgjo nuk ka bo. Na e kemi hup sfondin e luftës. Institucionet nuk kanë të dhëna na e kemi hup të vërtetën tonë e mbushet me rrena. Na e kemi bërë mjedis qaq të mirë që Rusia të përhap “rrena” – shtoi ndër të tjera ajo.

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, BIRN kishte publikuar në nëntor të 2023 Raportin e Dezinformimit, “Vorbulla e rrenave”, i cili përshkruan jo vetëm dezinformatat, por edhe narrativat e tij.

Këtu mund ta lexoni raportin e plotë, ‘“Vorbulla e rrenave”.