Ilustrim - Foto: KALLXO.com

I dyshuari i mitur sulmon me thikë dy të mitur të tjerë në Lipjan

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar me thikë dy të mitur të tjerë.

Viktimat ishin dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pasi edhe ai ka marrë trajtimin mjekësor është intervistuar dhe më urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si vrasje në tentativë.