Historia e Naser Kelmendit në 'Drejtësia në Kosovë'

Në edicionin e së premtes, emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmeton intervistën ekskluzive me prokurorin Amerikan Andrew Hudges i cili ndoqi për disa vite Naser Kelmendin.

Hudges përgjigjet në pyetjet për lidhjet e Kelmendit me politikën në Kosovë e Ballkan. Për rrjetin e krimit të cilin e krahason me mafien italiane dhe për ndikimin e madh në trafikun e drogës.

Ai tregon për vlerat e shtëpive dhe pronave të Kelmendit dhe për ndikimin në dëshmitarët e rastit.

Emisioni sjell një përmbledhje të ngjarjeve për të cilat akuzohej Kelmendi me detaje dhe pjesë nga mbrojtja e Kelmendit duke ofruar shpjegimet e tij për akuzat se ishte trafikant droge dhe kishte gisht në vrasje. Në bisedë me avokatin Besnik Berisha emisioni sjell pretendimet e mbrojtjes për pafajësinë e Kelmendit dhe rrëfimin për kohën kur ai do të jetë i lirë pas disa muajsh.

Ndiqni po ashtu profilin e Kelmendit dhe mënyrën se si ai u ngrit dhe përfol si njëri nga njerëzit e fortë të Sarajevës.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte në RTK në orën 22:20 dhe repriza të hënën në mesditë.