Hisen Berisha mundohet t`i qetësojë veteranët
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, është parë në protestën e veteranëve të OVL-UÇK-së.
Berisha ka marrë fjalën në këtë protestë, duke iu kërkuar veteranëve që të mos dëmtojnë ambientet e Kuvendit të Kosovës dhe iu ka bërë thirrje që të dalin nga oborri.
“Duhet ta dini se këto institucione, këto rrugë, ai bar që po e shkelni, këto pemë e këta policë që janë këtu që janë detyru kinse me e mbrojtë institucionin, janë tonat. Janë si rezultat i gjakut tonë, janë si rezultat i gjakut të dëshmorëve. Prandaj ne duhet t’i mbrojmë, jo t’i lëndojmë. Mos gaboni me dëmtu asgjë”, ka thënë deputeti Berisha, veteranëve.
Protestuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë tentuar të hyjnë brenda Kuvendit të Kosovës gjatë protestës që po mbajnë në këto momente në oborr të Kuvendit të Kosovës.
Veteranët janë duke protestuar për të kundërshtuar mos përfshirjen e tyre në projektligjin për pagat.