'Komunist', 'Ndale mikrofonin!' – Përplasje e ashpër fjalësh në mbledhjen e Komisionit për Siguri - VIDEO

Një debat i ashpër është zhvilluar në mbledhjen e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, mes deputetëve Salih Zyba – LVV, Bekë Berisha – AAK dhe Hisen Berisha – PDK.

Në këtë mbledhje po raportonte ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ndonëse deputeti Zyba nuk është anëtar i këtij Komisioni, ka marrë pjesë në mbledhje për të parashtruar pyetje në drejtim të ministrit.

Por në një rast, ai u ndërpre nga kryetari i Komisionit, deputeti Bekë Berisha, i cili i kërkoi Zybës ta ndalte mikrofonin.

“S’bon kështu, kur jam unë këtu s’bon. Ndale mikrofonin! Ndale mikrofonin bre Salih, mos më hajde këtu me kësi porosi që t’i jepin…S’ki me vet qashtu. Nale edhe këpute këtë punë. Këtë praktikë tënde me ardhë ti me porosi këtu, ti e ndalë në vend!” – tha ai.

Atij iu kundërpërgjigj deputeti Zyba.

“Qysh duhet? E çka po bërtet pra? Unë nuk pata porosi, pata pyetje”- tha ai.

Më vonë ndërhyjti edhe deputeti Hisën Berisha, duke i thënë Zybës se “ Kush të ka thënë me nejt në këtë komision ma së pari?”.

“Ti s’ki certifikatë me kanë në këtë komision, dyshimtë” – tha ai.

Ata e quajtën njëri-tjetrin komunistë.