Haradinaj: Do të trajtohen të gjitha digat në Kosovë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka premtuar se të gjitha digat në Kosovë do të trajtohen dhe do të sigurohen mekanizma që vlerësojnë sigurinë në Kosovë.

Këto deklarata e premtime Haradinaj i ka dhënë në ciklin e DebatPernime i cili po mbahet sonte ku ai dhe kabineti i tij po shpalosin programin qeverisës.

“Të gjitha digat në Kosovë do të trajtohen do të sigurohen ka mekanizma që e vlerësojnë sigurinë ”, tha ai.

Ai tutje tha se punon për një shtet që ka ushtri e kapacitet mbrojtës.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahen për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partite, të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet e tyre qeverisëse.

Të ftuar në debat janë: Ramush Haradinaj, Besnik Tahiri, Selim Selimi, Besa Luzha, Pranvera Ejupi Hajzeraj, Shqipe Pantina, Driton Çaushi, Besa Baftiu, Salih Salihu dhe Shyqiri Bytyqi, Anton Berisha.

Debat Pernime do të fillojë çdo ditë nga ora 20:30 në Televizionin 21 dhe live në Facebook të KALLXO.com.