Pamje nga hapja e Panarit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur. Foto: KALLXO.com.
Hapet panairi i librit të vjetër e të rrallë në Prishtinë
Edicioni i 6-të i Panarit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur ka nisur të enjten, më 7 maj 2026, në Prishtinë.
Panairi po mbahet në tarracën e Institutit Albanologjik të Prishtinës.
Në kuadër të këtij edicioni të panairit janë ekspozuar libra të vjetër e të përdor në disa për tyre nuk gjenden as në bibliotekat.
Përveç ekspozimit të librave, gjatë panairit do të ketë promovim librash dhe takime me autorë librash.
Berat Dakaj, koordinator dhe organizator i panairit, tha në hapje se libri i vjetër, i rrallë dhe i përdorur, pos që bart informacione të rëndësishme, bartë edhe përjetim e reflektim tek lexuesit.
“Ky panair synon të krijojë një vend ku libri nuk është vetëm për t’u blerë apo shitur, por për t’u zbuluar, për t’u ndjerë dhe ndarë me të tjerët”- tha Dakaj.
Ndërsa, Bedri Zyberaj tha se ky panair ofron libra të rrallë që lexuesit vështirë se mund t’i gjejnë nëpër biblioteka apo librari.
“Ky panair paraqet një ngjarje me rëndësi të veçantë për historinë dhe kulturën tonë kombëtare, pasi si i tillë çfarë ka ofruar gjatë viteve ka qenë në funksion të afirmimit të kohezionit historik të librit shqip”- tha ndër tjera ai.
Programi i panairi:
Panairi i 6-të i Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur mbyllë të shtunë më 9 maj 2026.




