Panairi i Librit ‘Podujeve 2025’. Foto: Facebook/ Fatmir Halimi.

Hapet Panairi i Librit ‘Podujeva ‘2025’

Organizuar nga Shoqata “Prokult”,  është hapur të hënën, më 11.08.2025, edicioni 4-të i Panairit të Librit “Podujeva 2025”.

Panairi është hapur në sheshin e qytetit dhe po mbahet në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës” në Podujevë.

Fatmir Halimi, kryetari i Shoqatës “Prokult” ka thënë për KALLXO.com se panairi mbahet me mbështetjen e Komunës së Podujevës, teksa ka ftuara qytetarët të vizitojnë panairin.

“Ftojmë qytetarët llapjanë, bashkatdhetarët tanë që janë në pushime në Kosovë dhe më gjerë për pjesëmarrje masive, në mënyrë që t’i kalojnë 3 ditë të bukura nën magjinë e librit. Janë rreth 20 shtëpi botuese të cilat po marrin pjesë në panair me botimet më të reja të tyre”- ka thënë Halimi.

Në hapje të panairit mori pjesë edhe Shpejtim Bulliqi, kryetar i Komunës së Podujevës.

Panairit të Librit “Podujeva 2025” do të mbahet deri më 13. 08.2025.