Publikohen datat e mbajtjes së Panarit të Librit “Prishtina 2026”, shkrimtari Francesco Rapazzini i ftuar i nderit
Shoqata e Botuesve të Kosovës (SHBK) ka njoftuar se Panairi i Librit “Prishtina 2026” do të mbahet nga 17 deri më 21 qershor 2026 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Sipas njoftimit, edicioni i 26-të i këtij edicion do të mbahet me moton “Libri hap botën”. Ceremonia e hapjes së panairit sipas SHBK-së, do të bëhet më 17 qershor në orën 12:00.
I ftuari i nderit edicionit të 26-të të këtij panairi është shkrimtari italo-francez Francesco Rapazzini.
Në edicionin e sivjetmë të këtij panairi, sipas SHBK-së do të marrin pjesë rreth 100 botues shqiptarë, kurse do të prezantohen rreth 6,000 librash të botuar viteve të fundit, rreth 2,000 prej tyre tituj të rinj.
“Mbi 40 aktivitete, promovime, autorë të pranishëm në panair, ku spikasin: Panairin pritet ta vizitojnë rreth 30,000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës” – thuhet në njoftim.
Ky panair, sipas njoftimit përkon edhe me përvjetorë të rëndësishëm që do të shënohen me aktivitete, përkujtime e debate.
Gjithashtu SHBK-ja bën të ditur se gjatë ditëve të panairi do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë e kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librarë.
Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga 9:00-21:00, kurse hyrja është falas.
Panairi i Librit “Prishtina 2026” mbyllet më 21 qershor 2026 në orën 19:00.
Panairi i Librit në Prishtinë organizohet nga SHBK me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, Komuna e Prishtinës dhe Pallati i Rinisë.