Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Gjobiten dy shoferë në Ferizaj, shkelën rregullat e trafikut

Dy shoferë u ndëshkuan nga Policia e Ferizajt më 17.04.2024 për kundërvajtje në komunikacion.

I.TH 41 vjeçar rreth orës 12:35 në magjistralen Ferizaj-Kaçanik kreu tejkalim në vijë të plotë.

Kundërvajtësit iu shqiptua gjobë në vlerë prej 200 euro, dy pikë negative dhe tre muaj masë heqje e patentë shoferit.

Ndërsa, rreth orës 13:00, S.R., 27 vjeçar iu vazhdua masa e ndalimit të drejtimit të automjetit për 12 muaj.

Masa ndaj tij u mor pasi që shoferi për tri kundërvajtje ka arritur 9 pikë negative.

Policia fton qytetarët për bashkëpunim në rast se hasin në kundërvajtje në komunikacion.