Foto: Ilustrim
Gjilan, ndalohet pronari i një kompanie, dyshohet se fitoi tender përmes dokumenteve të rreme
Prokuroria e Gjilanit ka ndaluar të dyshuarin J.M., në kohëzgjatje prej 48 orësh, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale – keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik.
Prokuroria ka bërë të ditur se në bashkëpunim edhe me Policinë, njësinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, në Gjilan, pas hetimeve të zhvilluara ka ndaluar të dyshuarin J.M., në kohëzgjatje prej 48 orësh, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale – keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim.
“Dyshohet se i dyshuari J.S., si pronar i kompanisë ‘’Tribune’’, SH.P.K., Prishtinë, përmes prezantimit të dokumentacionit të rremë, ka arritur që të shpallet fitues në një tender për renovim dhe meremetim të objekteve spitalore, në Spitalin Regjional në Gjilan”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Gjilanit.