Komuna e Gjilanit, Foto: Komuna e Gjilanit

Gjilan: Asnjë i dyshuar me coronavirus

Në Komunën e Gjilanit nuk ka asnjë rast të dyshuar për coronavirus.

Lajmin e ka konfirmuar nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli.

“Deri në këto momente Gjilani nuk ka asnjë të dyshuar me virusin COVID-19. Bashkë do ja dalim”, ka shkruar Ismajli në facebook.

Në Kosovë aktualisht janë 15 raste të coronavirusit. Rastet e identifikuara me coronavirus vijnë nga qytetet: Vitia, Klina, Podujeva.