Gjeti kuletën dhe e mori me vete, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar nën dyshimin se shpërdoroi pasurinë e huaj.

Dje në Klinë më saktësisht në sheshin “Nënë Tereza” rreth orës 15, i dyshuari kishte gjetur një portofol me para dhe e kishte marrë me vete.

Sipas viktimës në portofol kanë qenë dokumentet personale të viktimës dhe 1 mijë e 200 euro.

Policia menjëherë ka ndërmarrë masat dhe ka arrestuar të dyshuarin, tek i cili është gjetur dhe sekuestruar kuleta dhe paratë.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokuroria e shtetit. Me vendim të këtij të fundit pas intervistimit, i dyshuari është liruar ndërsa rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt.