Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Gjendet i vdekur një person në kulmin e një shtëpie në Prishtinë, rasti po hetohet

Një vdekje e dyshimtë është raportuar në Policinë e Kosovës të dielen në Prishtinë.

Sipas raportit policor, trupi i një burri është gjetur në kulmin e shtëpisë në Sharban të Prishtinës.

Policia thotë se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore së bashku me ekipin e emergjencës, të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore të cilët trupin e pajetë e kanë dërguar për obduksion.

Rasti është raportuar më 24 dhjetor rreth orës 20:30 në Prishtinë dhe Policia është duke u hetuar rastin.