Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gjakovë, u publikuan pamje të tejkalimit në zonë të ndaluar, shoferit të autobusit i ndalohet vozitja për 3 muaj

Një video-incizim i shpërndarë në internet, ku, sipas Policisë, shihej një shofer autobusi duke tejkaluar në zonë të ndaluar, ka çuar në dënimin e tij.

Policia rajonale e Gjakovës i ka shqiptuar shoferit të autobusit masë mbrojtëse duke i ndaluar të drejtuarit e automjeteve për tre muaj.

Po ashtu, i ka shqiptuar gjobë prej 150 eurove dhe dy pikë negative.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Wesley Clark” më 19.02.2024.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë thotë se po vazhdon aktivitetet në drejtim të parandalimit, zvogëlimit të aksidenteve në përgjithësi si dhe rritjes së sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor.