Ilustrim

Gjakovë, gjendet pa shenja jete një person

Një person është gjendur pa shenja jete, dje rreth orës 13:00 në Gjakovë.

Policia e Koosvës ka bërë të ditur se stafi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur viktimën, i cili ishte i shtrirë në dysheme dhe nga mjeku kujdestar është kosntatuar vdekja e tij.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.