Franca kap një anije mallrash me flamur rus për shkelje të dyshuar të sanksioneve

Autoritetet franceze kapën një anije tregtare me flamur rus të shtunën në Kanalin Anglez, tha një zëdhënës i Prefekturës së Kanalit Francez për CNN.

“Balttic Leader” me flamur rus – një anije tregtare që transportonte makina – u ndalua nga zyrtarët francezë në Kanal dhe u ridrejtua në portin e Boulogne, tha zëdhënësi.

Zyrtarët doganorë kanë filluar inspektimet e anijes, e cila dyshohet se i përket një kompanie të shënjestruar nga sanksionet evropiane kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, tha zëdhënësi në fjalë. Një hetim nga doganat franceze është hapur.

Sot, është dita e tretë e pushtimit rus të Ukrainës – lufta e parë e madhe tokësore në Evropë në dekada.Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ka nisur, sipas tij, një operacion “special” për “çmilitarizimin dhe denacifikimin” e Ukrainës.Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse./CNN