FOTO - Arrestohen 6 persona, kontrabanduan birra, mjete piroteknike, pula, lepuj e barna

Policia e Kosovës ka arrestuar 6 persona që dyshohen se kanë tentuar të kryejnë veprën penale të kontrabandës së mallrave.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndryshme ka kapur në flagrancë gjithsej gjashtë persona të dyshuar.

Sipas policisë të dyshuarit përkundër tentativës për t’iu shmangur ndalimit policor janë ndaluar së bashku me mallin e kontrabanduar.

“Fillimisht njësia e task forcës bazuar në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente ka identifikuar një traktor me rimorkio të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, ku në të janë gjetur mallra si: mish i bluar, barna, pije alkoolike, pula, lepuj dhe zogj (pëllumba)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa në rastin e dytë sipas policisë është kapur një person i cili po vëzhgonte rrugën teksa pas tij me traktor me rimorkio ishte i dyshuari i cili poashtu kishte të ngarkuar mallra s: pije alkoolike (birra) , pesticide të ndryshme, karrige të çmontuara, mjete piroteknike, alkool, verë të kuqe dhe verë të bardhë.

Tutje policia ka njoftuar se rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale Kufitare – Lindje së bashku me Hetimet Rajonale- Gjilan.

Ndërsa me urdhër të prokurorit kompetent për gjashtë personat e përfshirë në të dyja rastet është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar është dërguar në terminalin doganor për numërim dhe vlerësim të mallit nga ana e Doganës së Kosovës.