Ferizaj, arrestohet 62-vjeçari pasi ushtroi dhunë ndaj djalit dhe nuses së tij

Policia ka arrestuar një burrë 62-vjeçar, në rrugën ‘Riza Matoshi’ në Ferizaj i cili në gjendje të dehur, pas një mosmarrëveshje me djalin dhe nusen e djalit, u kishte shkaktuar dhunë në familje, për të disatën herë.

Sipas të dhënave nga raporti i policisë, në këtë rast janë kyçur edhe Njësia e Dhunës në Familje.

Tutje, policia thekson se i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë, por për  shkak të gjendjes së tij të dehur, nuk kanë mundur të kryejnë intervisitmin,

Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është raportuar sot në 00:45 të mëngjesit.