Ferizaj 66 raste me COVID-19, vetëm 4 më pak se Malisheva

Komuna e Ferizajt është e renditur e dyta në vend me numrin me të lartë të të infektuarve me COVID-19.

Gjithsej 66 raste janë konfirmuar në komunën e Ferizajt, përkatësisht katër më pak se komuna e Malishevës, e cila prin me 70 raste.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës minuta më parë ka konfirmuar 36 raste të reja me COVID-19 dhe prej tyre 8 raste janë nga komuna e Ferizajt, përkatësisht në vendbanimet: 4 në Ferizaj, 4 në Talinovc dhe 1 në Mirash.

Kurse vetëm më 10 prill 18 raste janë lajmëruar në komunën e Ferizajt, më saktësisht 8 në fshatin Sazli, 3 në Ferizaj, 2 Mirash, 1 Varosh, 1 Greme, 1 Talinovc i Muhaxherëve, 1 Nerodime dhe 1 Lloshkobare.

Më 11 prill është futur në karantinë territori i komunës së Ferizajt.

Aktualisht në nivel të vendit janë 423 persona të infektuar, 71 të shëruar ndërsa 9 kanë vdekur.