36 raste të reja me COVID-19, shërohen 5 të tjerë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se sot janë testuar 173 raste, prej të cilëve 36 persona kanë rezultuar pozitiv.

Po ashtu, 5 persona sot janë shëruar.

9 persona janë nga Ferizaj, të gjitha raste kontakti, 8 raste nga Kamenica, 4 nga Prizreni, 3 nga Gjakova, 2 nga Prishtina, 2 nga Mitrovica e Veriut, dhe me nga 1 rast janë Suhareka, Lipjani, Vitia, Malisheva, Istogu, Deçani dhe Zveçani.

Nga data 8 shkurt deri më 15 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.720 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej katërqind e njëzet e tre (423) me 9 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.