Viola Von Cramon

Eurodeputetja: Mocioni i mosbesimit i LDK-së është një lloj ‘grusht shteti’

Deputetja e Parlamentit Evropian, Viola Von Cramon, përveç që e ka konsideruar katastrofik për Kosovën dhe rajonin mocionin nga LDK-ja, po ashtu e ka cilësuar edhe ‘grusht shtet’.

“Një lloji i ‘grusht shteti’ në mënyrën e Kosovës. Jo mirë”, ka shkruar ajo në twitter.

Dje Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka paralajmëruar mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti.

Ky vendim vie, pas shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut, ministër i cili vie nga radhët e LDK-së.

Dje pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, kryetari Isa Mustafa tha që Kurti ka shkelur marrëveshjen për bashkëqeverisje duke shtuar se me kryeministrin aktual kanë edhe mos mospajtimet për tarifën ndaj mallrave të Serbisë, për të cilën LVV-ja insiston në reciprocitet ndërsa LDK-ja kërkon që të hiqet plotësisht dhe pa kushte, siç po kërkon SHBA-ja.

LDK inicion mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti