Escobar dhe Lajçak sot në Prishtinë, takojnë presidenten Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot pasdite do të presë në takim zëvendësndihmës Sekretarin e shtetit të SHBA-ve, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se takimi do të mbahet sot në orën 16:00.

“Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, më pas do të ketë komunikatë për media”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, nisin më 31 janar vizitën pesëditore në Kosovë dhe Serbi, në përpjekje për t’i inkurajuar liderët e dy vendeve që të vazhdojnë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.