Erërat e forta, ndahet në gjysmë një lis në Prishtinë (FOTO)

Erërat e forta dhe shiu i rrëmbyeshëm kanë ndarë në gjysmë një lis në Prishtinë.

Një qytetar ka dërguar fotografi në adresë të KALLXO.com ku shihen në tokë degët e një lisi në rrugën te “Luan Haradinaj”, te Stacioni Policor Qendra në Prishtinë.

Policia e ka siguruar atë pjesë, duke vendosur shiritin e policisë.

KALLXO.com pak më parë raportoi edhe për rrëzimin e një kulmi të një ndërtese në lagjen “Bregu i diellit”, si pasojë e erërave të forta.