Erërat e forta dëmtojnë serat e familjes Hetemi nga Bistrica e Leposaviqit  

Erërat e forta që po fryjnë gjatë gjithë ditës së sotme kanë dëmtuar të gjitha serat e familjes Hetemi nga Bistrica e Shalës, Komuna e Leposaviqit.  

Shaqir Hetemi, pronar i serave, ka konfirmuar për KALLXO.com se erërat e forta kanë dëmtuar rëndë biznesin e tij familjar.  

Dëmet e shkaktuara nga erërat janë të mëdha. Është një situatë e vështirë për të gjithë fermerët për ta përballuar vet një fatkeqësi të tillë natyrore. Natyrisht se në raste të tilla presim edhe ndihmën nga institucioneve për rimëkëmbjen e biznesit”, ka thënë Hetemi. 

Sipas tij, vlera e dëmtimit të serave arrin shifrën e 10.000 euro, duke llogaritur gjithë mbështjellësin prej najloni, folinë dhe të mbjellat në sera.