Kulmi i shkollës, Foto: Drita Kadriu, facebook

Era dëmton kulmin, nesër s'mbahet mësimi në shkollën 'Shaban Idrizi' në Zhabar të Mitrovicës

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu ka njoftuar se në shkollën fillore të mesme të ulët”Shaban Idrizi” në Zhabar, nuk do të zhvillohet nesër mësimi.

Përmes një postimi në Facebook, ajo treguar se erërat e forta e kanë larguar pjesën më të madhe të kulmit të shkollës.

Tutje ka thënë se për hapat e tjerë do të njoftohen nga menaxhmeti i shkollës, por ka falënderuar Policinë e Kosovës si dhe zjarrfikësit për intervenimin e tyre.

Ajo po ashtu ka falënderuar sekretarin e shkollës dhe stafin teknik të cilët sipas saj ishin në shkollë në krye të detyrës.

Sot në Kosovë ka pasur erëra të forta të cilat në disa vende kanë shkaktuar dëme dhe prishje të energjisë elektrike.