Shiu depërton në objektin e Aeroportit të Prishtinës (VIDEO)

Pas reshjeve të shiut dhe stuhisë, uji ka depërtuar edhe në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

KALLXO.com ka siguruar fotografi, në të cilat shihen disa persona duke larguar ujin.

Mot i ligë ka kapluar Prishtinën dhe disa qytete të tjera.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dje ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të ketë reshje shiu dhe shkarkim rrufesh.

“Reshjet më intensive parashihen ditën e diele, ku do të ketë edhe shkarkime rrufesh, por edhe dita e shtune parashihet të ketë reshje në shumë zona”- thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale do të shënohen nga 12 gradë celsius ndërsa ato maksimale gjatë fundjavës dot ë shkojnë deri në 28 gradë celsius.