Elizabeth Katherine Gowing Foto: Facebook

Elizabeth Katherine Gowing, këshilltare politike e Kurtit për çështjet e komuniteteve

Kryeministri Albin Kurti, ka emëruar Elizabeth Katherine Gowing, këshilltare politike për çështjet e komuniteteve.

Në komunikatën e dërguar nga zyra e kryeministrit, bëhet e ditur se Elizabeth Gowing ka studiuar në Magdalen College, Oxford, dhe ka përfunduar studimet master në Institutin e Arsimit, Universiteti i Londrës.

Sipas njoftimit ajo ka punuar në politika arsimore dhe në arsimin fillor në Britani të Madhe.

“Që nga viti 2006, kur është zhvendosur në Kosovë, znj. Gowing është angazhuar në fushat e arsimit, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, me fokus te komunitetet joshumicë. Është autore e pesë librave, nga të cilët katër janë për Kosovën dhe Ballkanin. Ka përkthyer edhe dy libra nga shqipja – biografinë e Adem Demaçit dhe kujtimet e Hasan Prishtinës”, thuhet në komunikatë.

Kabineti i Kurtit ka 14 këshilltarë, dy prej të cilëve janë pro-bono, pra që nuk paguhen nga buxheti i shtetit.

20 anëtarët e kabinetit të kryeministrit Kurti