Ilustrim

E mitura bëhet nënë, rasti raportohet në Polici

Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24 orësh se një vajzë e mitur ka lindur një fëmijë në repartin e gjinekologjisë në Skenderaj.

Sipas njoftimit të Policisë, e mitura ka qenë duke bashkëjetuar me një burrë.

Pas vendimit të prokurorit, palët do të intervistohen gjatë ditëve në vijim.

Rasti është cilësuar si bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare.