Dy të arrestuar për dhunimin e 23 vjeçares nga Shqipëria

Dy persona janë arrestuar, nën dyshimin se kanë dhunuar një 23 vjeçare nga Shqipëria.

Burime të Kallxo.com brenda Prokurorisë kanë treguar se të arrestuarit dyshohet se dhunuan viktimën mes datave 8 dhe 9 dhjetor 2023.

Gruaja në fjalë, fillimisht ishte raportuar si e zhdukur e pastaj u gjet nga njësitet policore të Pejës.

Viktima pasi u gjet nga ana e Policisë në Pejë u dërgua në emergjencë për kontrolle mjekësore, nën dyshimin se ndaj saj është kryer vepra penale “Dhunim”.

Prokuroria në Pejë jep detaje lidhur me dhunimin e një shtetase të Shqipërisë