Dy raste të dhunës në familje raportohen në Polici

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici gjatë 24 orëve të fundit ne Kosovë.

Në Prizren është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht dy të dyshuarit babë e bir, ndërsa njëri nga të dyshuarit ka sulmuar fizikisht edhe bashkëshorten.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:35 dhe sipas njoftimit të Policisë, dy të dyshuarit dhe viktima kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka u është dashur trajtimi mjekësor.

Me urdhër të prokurorit njeri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ka njoftuar PK.

Ndërsa në Deçan një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj motrës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë dhe sipas njoftimit të Policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.