iLUSTRIM

Drejtoria e Krimeve të Rënda e Policisë interviston një person në Zveçan

Policia e Kosovës sot ka shoqëruar në stacion policor një person të dyshuar në Zveçan.

Personat kompetentë të Drejtorisë së Krimeve të Rënda pranë Policisë kanë intervistuar të dyshuarin. Ky i fundit më pas është liruar.

I gjithë procesi i intervistimit ka përfunduar pak para orës 19:00.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Veriu të Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

“Krimet e rënda e kanë kryer intervistimin” – ka thënë Elshani shkurtimisht.

Ai nuk ka dhënë më shumë detaje për rastin.