Djegia e Muzeut në Gjakovë, MKRS del me njoftim
Muzeu i muzikës ‘Taphane’ afër Qarshisë së Vjetër në Gjakovë u përfshi nga një zjarr i madh dje pasdite.
Komuna e Gjakovës bëri të ditur se në objektin e djegur të muzeut të muzikës nuk ka pasur ndonjë artefakt dhe të gjitha elementet historike e artistike kanë shpëtuar.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sot ka njoftuar se kanë mbajtur takim të përbashkët me të gjithë përfaqësuesit e institucioneve vartëse të trashëgimisë kulturore për të diskutuar ndërmarrjen e hapave për mbrojtjen e monumenti.
Vlerësimi i dëmeve dhe procedimi i shpejtë për ndërhyrje janë disa nga masat e ndërmarra nga këto institucione.
“Janë një varg masash që autoritetet përkatëse janë dakorduar që të ndërmerren, si: zbatimi i masave emergjente, vlerësimi i dëmeve, procedimi i shpejtë për ndërhyrje dhe implementimi i punëve për konservimin, restaurimin dhe funksionalizimin e ndërtesës”- thuhet në njoftim.
Sipas Ministrisë, muzeu i muzikës “Taphane” në Gjakovë ishte ri ngritur para 10 vite me fonde të MKRS-së si pronë publike e Komunës së Gjakovës dhe se në prill të këtij viti Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore (ITK) ka dhënë rekomandimet për masat që duhet të ndërmerren nga institucionet përgjegjëse për këtë objekt.