Digjet muzeu i muzikës në Gjakovë - VIDEO

Muzeu i muzikës ‘Topahne’ afër Qarshisë së Vjetër në Gjakovë është përfshirë nga një zjarr i madh.

Zëvëndësministri i Zhvillimit Rajonal Ali Tafashiku ka publikuar pamje teksa objekti është përfshirë i tëri nga flaka.

Në vendin e ngjarjes shihen zjarrfikësit që po tentojnë të fikin zjarrin.

Lumni Graishta Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë bëri të ditur se hetimet e shkaqeve të zjarrit janë në fazën fillestare.

“Njësitet policore dhe ato të zjarrfikësve janë në vendngjarje. Është njoftuar prokurori, hetimet janë në fazën fillestare, ende nuk kemi indicie as dyshimet mbi shkaqet e zjarrit. Mbetet të pritet raporti i ekspertit të zjarreve ndërsa hetimet do të zhvillohen nga sektori rajonal i hetimeve”- bëri të ditur ai.